Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po kalon formë mjaft të mirë me skuadrën gjermane Hoffenheim.
Paraqitjet e mira kanë bërë që shumë klube në Evropë të interesohen për të,në mesin e tyre edhe gjiganti nga La Liga spanjolle Barcelona.
Përndryshe Asllani i ka komentuar interesimet e klubeve evropiane,por shton se për momentin është i koncentruar me Hoffenheimin.
“Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi. Te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”.
Kujtojmë që Fisnik Asllani ka shënuar 6 gola e dhuroi 3 asistime në 14 ndeshje të zhvilluara për Hoffenheimin këtë sezon.







