spot_imgspot_img
spot_img

Michael Jordan kritikon basketbollin modern: “Lojtarëve u mungon dashuria për lojën”

I konsideruar gjerësisht si lojtari më i madh në historinë e basketbollit, Michael Jordan vazhdon të tërheqë vëmendje sa herë që flet për sportin që e bëri legjendë. Ikona e NBA-së, i cili fitoi gjashtë tituj kampioni me Chicago Bulls dhe çdo herë u shpall MVP i Finales, së fundmi ka komentuar gjendjen e basketbollit modern.

Në një intervistë për “NBC Sports”, Jordan kujtoi një klauzolë të veçantë në kontratën e tij me Bulls – një klauzolë që ai e quan “dashuri për lojën”.

“Jam i bindur se shumica e kontratave sot nuk e kanë këtë klauzolë. Nëse do ta shihja dikë duke luajtur basketboll në anë të rrugës, thjesht do bashkohesha me ta. Edhe po të lëndohesha, paga ime ishte e garantuar,” zbulon Jordan.

Në serinë “MJ: Insights to Excellence” të “NBC Sports”, ai theksoi se pasioni i tij për basketbollin ishte i pakushtëzuar:

“E dua aq shumë basketbollin, sa nuk do të lejoja kurrë që dikush të më hiqte mundësinë për të luajtur.”

Jordan kritikoi qasjen e shumë lojtarëve të sotëm, të cilët, sipas tij, nuk tregojnë të njëjtin nivel përkushtimi:

“Nuk e ke më këtë sot. Lojtarët ndoshta nuk dalin fare për të luajtur. Marrin trajtim individual nga trajneri, gjuajnë 100 ose 1.000 herë, por s’është e njëjta gjë. Larry Bird e kaloi një verë të tërë duke punuar me dorën e majtë.”

Me tone të ashpra ndaj basketbollit modern, Jordan shtoi:

“Është shumë e thjeshtë. Qëllimi im ishte të bëja punën time dhe të bëhesha lojtari më i mirë i mundshëm.”

Ai theksoi gjithashtu se marketingu nuk e ka ndikuar kurrë në parket:

Tani të gjithë duhet të kenë një logo. Unë punova fort në fushë dhe më pas brendi u ngrit mbi atë. Njerëzit e kujtojnë Michael Jordan për atë që bëri në parket, jo për anën komerciale.”

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA