Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e ditës së sotme (e enjte) në kuadër të Kupës së Kosovës, të vlefshme për fazën e 1/16-tës, ku tutje kanë kaluar skuadrat favorite.
Pas ditës së djeshme (e mërkurë), në të cilën të gjitha ekipet e Superligës siguruan kualifikimin, edhe sot favoritët kanë arritur fitore të pritshme.
Kampioni aktual i Kupës, Prishtina, triumfoi si mysafire ndaj Top Football me rezultat 0-2, duke siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës.
Në ndeshjet tjera, Dinamo e Ferizajt mposhti 2 Korrikun në Prishtinë me rezultat bindës 0-3, ndërsa Vushtrria fitoi po ashtu në udhëtim kundër Flamurtarit me rezultat 0-2.
Me të njëjtin rezultat, 0-2 dhe si mysafir, fituan edhe Feronikeli ’74 ndaj Istogut ’03, si dhe Vëllaznimi kundër KEK-ut.
E vetmja ndeshje që nuk u mbyll brenda 90 minutave ishte ajo mes Lirisë dhe Suharekës, e cila përfundoi 1-1. Pas vazhdimeve, prizrenasit siguruan kualifikimin falë fitores 2-1.
Të premten zhvillohet edhe ndeshja e fundit e kësaj faze, ajo mes Kika dhe Trepça ’89. /ATVLIVE.TV







