spot_imgspot_img
spot_img

FIFA ndëshkon Shqipërinë – FSHF reagon

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga zvicerane për shkak të hedhjes së sendeve nga disa tifozë gjatë ndeshjes Shqipëri–Angli. Takimi u mbyll me rezultatin 0–2 në “Air Albania”, duke përfunduar edhe faza e Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pavarësisht se gjoba është simbolike në krahasim me sanksionet e mëparshme, FSHF ka reaguar publikisht, duke theksuar se çdo incident, sado i vogël, dëmton përpjekjet për të ndërtuar një imazh të mirë të futbollit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.

Reagimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj të thellë për të gjithë tifozët shqiptarë, për sjelljen shembullore dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Pasioni, energjia dhe qytetaria e treguar në “Air Albania” kanë qenë një dëshmi e kulturës së re sportive që po ndërtojmë së bashku në vend.

Progresi i dukshëm i tifozerisë reflektohet edhe në vlerësimet zyrtare të institucioneve ndërkombëtare. Për ndeshjen Shqipëri–Angli, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, Komisioni Disiplinor i FIFA-s vendosi një gjobë simbolike prej vetëm 2250 frangash zvicerane, për shkak të një incidenti të izoluar.

Ky vendim përbën një tregues të qartë të përmirësimit të ndjeshëm, sidomos në krahasim me dënimet e rënda të viteve të shkuara. Incidentet kanë qenë minimale dhe sjellja e përgjithshme e publikut është vlerësuar si pozitive.

Shqipëria renditet aktualisht në vendin e 50-të në klasifikimin “Fair Play” të UEFA-s, një pozicion që dëshmon progres, por që njëkohësisht na motivon të synojmë më lart. FSHF beson se tifozët shqiptarë meritojnë të jenë në vendet e para të kësaj renditjeje dhe është e bindur se, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, ky objektiv është plotësisht i arritshëm.”

FSHF thekson se çdo ndeshje është një mundësi e re për të treguar rritjen dhe kulturën sportive të tifozëve shqiptarë. Vetëm me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të drejtë, tifozeria kuqezi mund të forcojë imazhin e futbollit shqiptar dhe të shndërrohet në një shembull pozitiv në arenën ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA