3.5 C
Pristina
Friday, January 16, 2026

Flamengo shpallet kampion i Copa Libertadores pas fitores 1:0 ndaj Palmeiras

Flamengo është shpallur kampion i Amerikës së Jugut pasi triumfoi 1:0 ndaj Palmeiras në finalen e Copa Libertadores, e zhvilluar në stadiumin Monumental të Limas.

Dy ekipet braziliane dhuruan një ndeshje të fortë dhe mjaft të luftuar, ashtu siç pritet në finalet e kësaj gare prestigjioze. Loja u karakterizua nga duele të shumta fizike, duke prodhuar 33 faulle dhe gjithsej shtatë kartonë të verdhë.

Fitorja u vendos nga një moment i vetëm. Në minutën e 67-të, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Juventusit, Danilo, realizoi golin që i dha Flamengos trofeun e çmuar, duke u shndërruar në heroin e finales.

Ky sukses i solli klubit brazilian trofeun e katërt të Copa Libertadores në histori, pas fitoreve të mëparshme në vitet 1981, 2019 dhe 2022.

Në anën tjetër, Palmeiras mbetet me tre tituj të këtij kompeticioni, të fituar në vitet 1999, 2020 dhe 2021, ndërsa kjo humbje i pengoi të barazonin rekordin e Flamengos. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA