Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes së fundit të Champions League nuk ndodhi në fushë, por në shkallët e stadiumit të Copenhagen.
Dhjetë tifozë të Kairat Almaty realizuan një udhëtim të jashtëzakonshëm prej rreth 5 mijë kilometrash për të ndjekur skuadrën e tyre në Danimarkë, një gjest që fitoi menjëherë respektin e tifozëve dhe klubit vendas.
Danezët vendosën t’i nderojnë duke u dhuruar artikuj zyrtarë dhe duke u lejuar të zbresin në fushë për foto kujtim.
“Nuk ka rëndësi sa jeni, por sa shumë e doni skuadrën tuaj”, komentuan disa tifozë të Copenhagen, të impresionuar nga përkushtimi i vizitorëve kazakë.
Pavarësisht rezultatit, udhëtimi i gjatë u shndërrua në një përvojë të paharrueshme: mundësia për të qenë pranë ekipit, për të kënduar dhe brohoritur në një stadium të huaj, e bëri këtë sfidë një moment krenarie dhe identiteti për ta. /ATVLIVE.TV







