Lara Gut-Behrami ka pësuar një lëndim të rëndë në gju para disa javësh. Sot u konfirmua se dëmtimi lidhet me ligamentet, dhe ajo do të humbasë të gjitha garat e këtij sezoni.
Gruaja e ish-futbollistit Valon Behrami nuk do të jetë në gjendje të garojë për një periudhë të gjatë. Ajo pritet të nënshtrohet një operacioni, që do ta mbajë jashtë sportit të skijimit për më shumë se 6–8 muaj.
Fillimisht ishte raportuar se Lara Gut-Behrami mund të tërhiqej nga skijimi, por duket se kjo nuk do të ndodhë. Ajo vetë thotë se ky lëndim nuk është një “tragjedi” e madhe.
Lojërat Olimpike Dimërore në Itali ishin synimi i fundit në karrierën e saj, por dëmtimi e pengoi realizimin e këtij qëllimi. /ATVLIVE.TV







