Skuadra e Barcelonës mbrëmë pësoi humbje të thellë 3:0 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Enzo Maresca, u shpreh tejet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
Madje, në konferencën për media pas ndeshjes, italiani njoftoi se lojtarët e tij do të kenë 48 orë pushim.
“U thashë lojtarëve të pushojnë për 48 orë. Merrni kohën tuaj, pushoni, rikuperohuni… të dielën kemi Arsenalin!”, deklaroi Maresca.
Chelsea të dielën përballet me Arsenalin në “Stamford Bridge”, në derbin kryesor të javës në Premier League. /ATVLIVE.TV







