“Në kujtim të të zhdukurve të luftës së Kosovës”, do të jetë ekspozita që do të prezantohet në festivalin e filmit “FIFOG” në Gjenevë

“Në kujtim të të zhdukurve të luftës së Kosovës”, do të jetë motoja e ekspozitës që pritet të hapet më 12 deri më datën 20 qershor në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit “FIFOG” në Gjenevë të Zvcirës.

Artisti shqiptar Ramë Beqiri do të sjell për artdashësit zviceran historinë e dhimbshme të Kosovës dhe plagën e hapur për të zhdukurit e luftës, përmes një ekspozite në Gjenevë.

Pjesë e këtij festivali pritet të jetë edhe filmi shqiptar “I treturi”, me pas do pasoj edhe debati për këtë me pjesëmarrës regjisorin Arben Thaçi dhe njëri nga aktorët e filmit, Arben Muçaj.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, Yllka Pllana, vullnetare për komunitetin shqiptar atje, tha se kësaj radhe e kanë shfrytëzuar rastin që pjesëmarrjen në këtë festival ta ndërlidhin me pikturat e Ramë Beqirit me tematikë për të zhdukurit të luftës në Kosovë.

Ajo tha se përmes kësaj ekspozite, si komunitet shqiptar në Zvicër, po mundohen ta sensibilizojnë opinionin ndërkombëtarë me çështjen plagëve të qytetarëve të Kosovës për të zhdukurit e luftës së fundit.

“Kësaj here kemi shfrytëzuar rastin me i ndërlidhë pikturat e Ramë Beqirit me rastin e të zhdukurve të Kosovës. Është një temë që na prekë të gjithëve. Tema e të zhdukurve është një plagë e lirisë sonë, kështu po mundohemi edhe ne nga diaspora t’i sensibilizojmë edhe të huajt për këtë çështje. Festivali është ku do të marrin pjesë shtete të ndryshme për tema të ndryshme. Ne, si komunitet shqiptar në Zvicër jemi shumë të lidhur mes veti dhe çdo herë mundohemi t’i sensibilizojmë komunitetet tjera për çështjet tona”, tha Pllana. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA