Kryetari i Shtimes njofton se dislokimi i Entit Special do të nisë brenda këtij viti

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, në rubrikën “Komuna” në emisionin e mëngjesit ALARM në ATV, tregoi për projektet që janë duke u zhvilluar në komunë, që sipas tij, realizimi i tyre është një lajm i mirë jo vetëm për komunën e Shtimes por për gjithë Republikën e Kosovës.

Ai tha se projekti më i madh që do të realizohet, punime e të cilit pritet të nisin brenda këtij viti, është dislokimi i entit special.

“Projekti më i madh dhe më ambicioz për të cilin jemi zotu dhe që jam i kënaqur dhe krenar që kemi edhe mirëkuptimin e qeverisë se sepse është institucion shëndetësor terciar që i përket nivelit qendror, është dislokimi i entit special. Është një lajm i mirë jo vetëm për komunën e Shtimes por për gjithë republikën. Kështu që jemi duke përgatitur hapat dhe procedurat që të fillohet këtë vit, për tu shpërngulë nga vendi ku është”, tha Aliu.

Ai përmendi edhe projekte të tjera të mëdha që janë duke u zhvilluar në këtë komunë, të cilat përfshijnë, rregullimi i unazave të qytetit, ndërtimi i QKMF-së së re të komunës, observatoriumi, biblioteka, arkiva etj.

“Projekte të tjera të mëdha kemi ato që i quajmë unaza të qytetit, që e bëjnë më të lehtë komunikacionin. Tjetër projekt që pritet të ndodh është edhe objekti i ri i qendrës kryesore të mjekësisë familjare, QKMF-ja e re, në komunën tonë sepse ne e kemi një objekt që është jashtë pamasave për të qenë i tillë. Pastaj është observatoriumi që është duke ndodhur, pastaj biblioteka dhe arkiva që është në fazën e fundit. Është tregu i gjelbër për bujqit që tashmë e ka marrë formën e vet. Një projekt të cilin po e presim me shumë dëshirë sepse vërtetë gjendja nuk është e mirë, është rinovimi ose rindërtimi i tranzitit të Komunës së Shtimes që po i penalizon makineritë e rënda dhe ndërtuesit”, tregoi kryetari Aliu. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA