Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shtëpia e Bardhë ka bërë publik raportin vjetor të statistikave të ushtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të pajisura për luftim.

Ky raport flet për aktivitetet ushtarake të SHBA-ve në luftim të terrorizmit si dhe operacionet në Kosovë në bashkëpunim me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë me forca në Forcën e Kosovës (KFOR), të udhëhequr nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët dypalësh dhe institucionet ndërkombëtare, për të penguar armiqësitë e ripërtërira në Kosovë”, thuhet në raport.

Në mesin e 3,800 pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, vazhdon raporti i Shtëpisë së Bardhë, përafërsisht 591 prej tyre janë ushtarë amerikanë.

Ndërkaq numri i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të caktuara ose dislokuara në vendet tjera të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut në Evropë, duke përfshirë ato të vendosura për të siguruar aleatët e SHBA-ve dhe për të penguar agresionin e mëtejshëm rus në Ukrainë, është 80 mijë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA