Kabashi: Nga ajo që po shihet, Kurti nuk do të tërhiqet

Gazetari dhe analisti, Bekim Kabashi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se nga ajo që po shihet, kryeministri Kurti nuk do të tërhiqet ndaj kërkesës së SHBA-së për themelimin e Asociacionit.

“Nga ajo që po shihet, zotri Kurti nuk do të tërhiqet. Kam pasur mendim që as marrëveshja e Ohrit nuk ka me u nënshkrua, por zotri Kurti ka bërë një taktikë aty, pra ka mëndu që ajo mundet me qenë si një hap i cili nuk mbërrinë me e çu përpara themelimin e Asociacionit”, tha Kabashi.

Sipas tij, për dallim nga politikanët e më hershëm, Kurti ka qenë konsistent në qëndrimet e tij politike.

“Për dallim nga politikanët e tjerë, Kurti ka qenë konsistent në qëndrimet e tij politike, pavarësisht që ato më shumë i ka bërë si ndryshime taktike se sa që kanë ndryshu në qëllimin final dhe në këtë rast, ka ardhë në pikën ku më taktizimet janë të pamundshme sepse janë harxhua ato taktika dhe fati i keq i Kurti dhe i Kosovës është që amerikanët e kanë kuptuar që kryeministri i Kosovës i ka mashtruar gjatë këtij procesi, ku ata kanë qenë të përfshirë jashtëzakonisht në mënyrë serioze dhe kjo e rëndon edhe më shumë situatën, e rëndon edhe më shumë pozicionin e Kosovës”, tha Kabashi. /atvlive.tv

Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA