Para nisjes së seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjene e qeverisë me të mandatuarin Glauk Konjufca, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kritikuar ashpër opozitën për, siç tha ajo, mosreflektim dhe bllokim të proceseve të rëndësishme për vendin.
Haxhiu deklaroi se kishte pritur një qasje më konstruktive nga opozita, veçanërisht sa i përket çështjes së buxhetit.
“Unë sot prita që opozita të ketë qasje ndryshe, sepse e kam theksuar edhe në seancën e mbajtur pak më herët: buxheti i shtetit nuk është buxhet i kryeministrit Kurti. Ai është përpiluar nga qeveria në detyrë dhe është buxhet për qytetarët e Kosovës, me vlerë mbi 4 miliardë euro si kurrë më parë,” u shpreh Haxhiu.
Sipas saj, veprimet e opozitës rrezikojnë futjen e vendit në krizë sociale.







