Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka prekur ndjekësit me një postim plot nostalgji. Në rrjetet sociale, ajo ka ndarë një fotografi të rrallë nga fëmijëria, duke u kthyer pas në kohë për t’i treguar fansave një pjesë të vogël të së kaluarës së saj.
Në imazh, Bebe shfaqet e ulur mes disa fëmijëve që dyshohet të jenë kushërinjtë e saj dhe shihet duke mbajtur në prehër një foshnjë. Me flokët e errët dhe balluket karakteristike, ajo është menjëherë e dallueshme për ndjekësit e saj besnikë.
Krahas fotos, artistja ka shkruar me humor “Cila jam unë?”.
Postimi është pritur me shumë komente dhe reagime pozitive, me fansat që kanë shpërndarë dashurinë e tyre për këtë kujtim të ëmbël.
Edhe pse sot Bebe është një nga zërat më të njohur të muzikës pop në botë, fotoja dëshmon se para famës e skenës, ajo ka qenë një vajzë e thjeshtë, plot ëndrra dhe buzëqeshje, që tani po i jeton ato në shkallën më të lartë të suksesit.








