Aktorja e njohur e serialit Euphoria, Sydney Sweeney, ka zbuluar një histori sa qesharake, aq edhe të çuditshme, gjatë paraqitjes së saj në emisionin The Late Show with Stephen Colbert. Ylli 28-vjeçar tregoi se mënyra e saj për të përballuar frikën nga lartësitë ka qenë… jo fort e zakonshme.
E pyetur nga Colbert për një foto ku shihej duke bërtitur teksa binte nga ajri me parashutë, Sydney pranoi se për ta bërë këtë hap i ishte dashur “pak ndihmë e jashtme”.
“Isha nën ndikimin e alkoolit,” – tha ajo me sinqeritet, duke shkaktuar të qeshura në publik.
Aktorja sqaroi se një natë para hedhjes kishte pirë pak më shumë se zakonisht, dhe të nesërmen, e guximshme nga adrenalina (dhe ndoshta pak hangover), vendosi të realizonte ëndrrën e saj për t’u hedhur me parashutë.
“Jo, nuk më pëlqejnë lartësitë,” shtoi ajo me të qeshur. “Isha e tmerruar! Por ky ishte viti im për të provuar gjëra të reja. Thjesht vendosa të hidhem nga një aeroplan!”
Pavarësisht frikës, përvoja duket se i ka dhënë Sydney-t një histori të paharrueshme dhe fansat tani e kanë shpallur “mbretëreshën e guximit (dhe humorit)” në rrjete sociale.








