Drejtoresha e “Down Syndrome Kosova”, Sebahate Hajdini- Beqiri, ka reaguar për pengimin gjatë procesit të votimit që po iu bëhet personave të prekur me këtë sindrom.
Ajo ka bërë me dije se sot personave me aftësi të kufizuara nuk po u lejohet votimi.
Në profilin e saj në “Facebook”, Hajdini-Beqiri ka treguar një rast konkret që personave të tillë u është mohuar e drejta e votimit.
“Sot, GENCIT ju mohua e drejta e votimit, megjithëse GENCI ka votuar në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2024 dhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të tjera në fuqi, Genci ka të drejtën dhe mundësinë për të votuar, sepse ai ka zotësi veprimi. Sot, ne ora 11:40 në qendrën e votimit në Ulpianë, në shkollën “Hasan Prishtina,” ku Genci ka votuar në tetor, udhëzuesi zyrtar për votuesit me asistencë, i hartuar në nëntor 2025, ia ndaloi atij këtë të drejtë. “Profesionist” të KQZ A jeni tëvetëdijshëm që asnjë dokument zyrtar nuk mund të hartohet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet që janë në fuqi… Genci, më fal që u zhgënjeve sot. Kjo është Kosova jonë, ku dikush mund të bëjë një dokument dhe, brenda një dite, të mohojë një të drejtë të tillë.”, ka shkruar ajo.
Për t’u informuar në kohë reale për zgjedhjet lokale në 18 komunat e Kosovës, klikoni në linkun e mëposhtëm:







