Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshje mjaftë interesante.
Në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, Malisheva do të presë Gjilanin. Bardhekaltërit shpresojnë të sigurojnë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Elon Berisha.
Nga ana tjetër, Gjilani synon të rikthehet te rezultatet pozitive pas një periudhe të vështirë në kampionat.
Një tjetër përballje e rëndësishme do të zhvillohet në Ferizaj, ku ekipi vendas do të ndeshet me Dukagjinin. Të dy skuadrat kërkojnë pikë të plota për të përparuar në tabelë dhe për të përmirësuar pozitat e tyre.
Të dyja sfidat do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00. /ATVLIVE.TV







