spot_imgspot_img
spot_img

Ndryshime te Malisheva: Qatip Osmani drejt largimit, emri i ri në horizont!

Skuadra e Malishevës pritet të bëjë ndryshime të rëndësishme në stafin drejtues pas rezultateve të dobëta në fillim të sezonit. Sipas raportimeve të “Telegrafit”, bordi i klubit ka humbur durimin me trajnerin Qatip Osmani, i cili pritet të largohet nga posti i tij në ditët në vijim.

Malisheva u turpërua në ndeshjen e fundit, duke u mposhtur me rezultat 5-0 në shtëpi nga Ballkani, një disfatë që ka shtuar presionin dhe pakënaqësinë brenda klubit. Pas 11 xhirove të para, ekipi renditet në vendin e shtatë me vetëm 13 pikë, bilanc që nuk i ka kënaqur drejtuesit.

Në vend të Osmanit, favoriti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Elon Berisha, i cili së fundmi ishte trajner i Prishtinës së Re.

Kjo do të ishte lëvizja e dytë e madhe për Malishevën këtë sezon, pasi më herët klubi kishte ndërprerë bashkëpunimin edhe me Bekim Isufin pas rezultateve të dobëta në arenën evropiane — një vendim që atëherë solli pikërisht emërimin e Osmanit në krye të ekipit.

Tani, duket se bordi i klubit është gati për një tjetër “riformatim” të stafit teknik, me shpresën se ndryshimet do të sjellin kthesën e shumëpritur në rezultate.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA