Kevin De Bruyne, u dëmtua në ndeshjen kundër Interit dhe i’u nënshtrua sot një operacioni në Antwerp për të trajtuar një dëmtim të rëndë në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.
Sipas fizioterapistit të tij të besuar, Lieven Maesschalck, ndërhyrja “shkoi shumë mirë, madje shkëlqyeshëm”.
Megjithatë, mesfushori belg pritet të mungojë për rreth 3-4 muaj, me synimin për t’u rikthyer në fund të janarit 2026.
Kjo është një humbje e madhe për Napolin dhe trajnerin Conte, i cili humb një nga lojtarët me më shumë cilësi dhe një alternativë të rëndësishme taktike. Sipas mediave italiane, Conte mund të rikthehet te formacioni 4-3-3 për të kompensuar mungesën e tij.
De Bruyne do të nisë që nesër fazën e parë të rikuperimit në Belgjikë, nën kujdesin e stafit mjekësor të Napolit, me qëllim rikthimin në formë për pjesën e fundit të sezonit dhe Botërorin 2026. /ATVLIVE.TV







