Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Gjordeni, është përfshirë sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kanë filluar të aludojnë se ajo mund të jetë shtatzënë për herë të dytë.
Sara, e cila është nënë e vogëlushes Nea, fryt i dashurisë me këngëtarin Bardhi, ka reaguar menjëherë ndaj këtyre spekulimeve, duke mos e fshehur bezdinë e saj. Teksa zhvillonte një pyetësor me ndjekësit në Instagram, një prej tyre e pyeti drejtpërdrejt: “Mos je prapë shtatzënë?”.
Pa shumë fjalë, Sara vendosi t’i japë fund aludimeve me një përgjigje të shkurtër dhe ironike: “Jeni të paparë pz”.
Ky reagim i saj është marrë si një mënyrë për të mbyllur njëherë e mirë zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit, ndërsa njëkohësisht tregon lodhjen e saj nga ndërhyrjet e ndjekësve në jetën personale.
Sara dhe Bardhi, të cilët u njohën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, prej kohësh janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të showbizit shqiptar.








