spot_imgspot_img
spot_img

Alarm: Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e proshutës, është po aq e rrezikshme sa cigarja – shkakton kancer

Sipas një artikulli të publikuar së fundi nga “Daily Mail”, thuhet se shkencëtarët po bëjnë thirrje për ndalimin e shitjes së proshutës në supermarket, pasi kimikatet e përdorura në prodhimin e tyre janë lidhur me mbi 50 mijë raste të kancerit të zorrëve.

Një grup shkencëtarësh të njohur thonë se refuzimi për të ndaluar përdorimin e nitrateve (konservues që përdoren për t’i mbajtur mishrat e përpunuar me ngjyrë rozë dhe me jetëgjatësi më të madhe) – ka pasur një kosto të tmerrshme njerëzore dhe financiare. Sipas tyre, sistemi shëndetësor britanik ka paguar një faturë të vlerësuar prej rreth 3 miliardë funta për të trajtuar kancere që mund të ishin parandaluar gjatë dhjetëvjeçarit të fundit.

Analiza e tyre, e bazuar në të dhëna nga organizata “Cancer Research UK” dhe revista “British Journal of Cancer”, vlerësuan se rreth 5400 raste të kancerit të zorrëve çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar shkaktohen nga konsumimi i mishrave të përpunuar. Kostoja mesatare e trajtimit për çdo pacient është rreth 59 mijë funta.

Paralajmërimi vjen pikërisht dhjetë vjet pas vendimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila e klasifikoi mishin e përpunuar si kancerogjen të Grupit 1 – duke e vendosur në të njëjtën kategori rreziku si duhani dhe azbesti (azbesti është një material mineral natyror që është përdorur në industri për shkak të rezistencës së tij ndaj nxehtësisë, zjarrit etj…)

Vlen ta potencojmë se që nga viti 2015, Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes agjencisë së saj kërkimore IARC (International Agency for Research on Cancer) që përmendet edhe në artikullin e “Daily Mail”, publikoi raport zyrtar ku vlerësoi rrezikun e konsumimit të mishit të kuq dhe atij të përpunuar për shëndetin e njeriut!

OBSH ka përcaktuar se konsumimi i rregullt i mishit të përpunuar shkakton kancer te njerëzit, veçanarisht kancer të zorrës së trashë (kolorektal).

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA