spot_imgspot_img
spot_img

Tragjedi në Grykën e Rugovës: Një grua humb jetën pasi ra nga lartësia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Grykën e Rugovës, ku një grua rreth 60 vjeçe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Rastin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka njoftuar se policia është alarmuar rreth orës 14:10.

“Rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në kilometrin e 5-të të rrugës Pejë–Rugovë, ‘te kthesa e madhe’, poshtë në lumin Lumbardh, është vërejtur një person pa shenja jete. Mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Policia, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,” ka deklaruar Gashi.

Në operacionin e shpëtimit ka marrë pjesë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (SHKSHMK).
“SHKSHMK-ja është duke zhvilluar një operacion në Grykën e Rugovës, në kilometrin e 7-të, së bashku me zjarrfikësit e Pejës dhe Policinë e Kosovës. Dyshohet se një qytetare ka rënë në greminë, në afërsi të rrugës,” thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas raportimeve të para, viktima ka rënë në afërsi të një xhami që shërben si pikë turistike në Rugovë. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të rastit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA