spot_imgspot_img
spot_img

Lewandowski drejt Arabisë Saudite? Ronaldo shtyn për transferimin te Al Nassr

Robert Lewandowski po kalon një periudhë përcaktuese në karrierën e tij. Pas një sezoni ku ishte thelbësor për Barcelonën, këtë vit situata ka ndryshuar. Me ardhjen e Hansi Flick dhe stilin e tij më të shpejtë e të lëvizshëm në fazën sulmuese, roli i një “numri 9” klasik si Lewandowski është venitur.

Në këtë sfond, një mundësi e re po hapet nga Arabia Saudite. Al Nassr, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Cristiano Ronaldos, ka shprehur interes konkret për ta sjellë Lewandowskin në Riad.
Portugezi kërkon një partner elitar në sulm dhe e sheh polakun si përforcimin ideal.

Lewandowski, me eksperiencën dhe instinktin e tij për gol, do të sillte jo vetëm cilësi në fushë, por edhe peshë mediatike për projektin e Al Nassr, që synon të rivalizojë në skenën
ndërkombëtare. Prania e ish-shokut të skuadrës, Íñigo Martínez, tashmë në klub, mund ta lehtësojë adaptimin e tij në Arabinë Saudite.

Nga ana tjetër, Barcelona nuk e përjashton largimin e tij, sidomos nëse paraqitet një ofertë e vlefshme. Me një kontratë që zgjat deri në 2026 dhe një pagë të konsiderueshme, klubi po analizon nëse Lewandowski përshtatet ende me drejtimin e ri taktik.

Një vit më parë, 37 vjeçari refuzoi ofertat nga Arabia, por tani rrethanat janë ndryshe. Mosha, stili i ri i Barcelonës dhe tundimi për një sfidë të fundit të madhe mund të shtyjnë drejt largimit.

Nëse ky transferim realizohet, do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës — dhe një tjetër dëshmi e ambicies së Arabisë Saudite për të qenë pjesë qendrore e futbollit botëror. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA