Janë zhvilluar dy ndeshje e ditës së shtunë në kuadër të xhiros së 9-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Kampioni aktual Drita ka shënuar fitoren e rradhës,ku në shtëpi mundi skuadrën e Malishevës me rezultat 2:1.
Pjesa e parë solli raste të shumta për gola,por nuk solli asgjë dhe përfundoi baraz me rezultat 0:0.
Pjesa e dytë u dominua nga vendasit të cilët shënuan dy gola nëpërmjet Besnik Krasniqit dhe Albert Dabiqaj,teksa golin e vetëm për Malishevën e shënoi Xhemajl Ibishi.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të shtunën Gjilani shënoi fitore në udhëtim kundër Prishtinës së Re me rezultat 1:0,që ishte edhe ndeshja debutuese për trajnerin Debatik Curri.
Golin e vetëm në këtë ndeshje për Gjilanin e realizoi Senad Jarovic në minutën e 82-të,që ishte edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi.
Të dielën pritet të zhvillohen edhe tre takime të tjera ku do të përballen:Drenica-Prishtina,Ballkani-Dukagjini dhe Llapi-Ferizaj.