Kombëtarja Shqiptare ka shënnuar fitore në miqsoren e zhvilluar kundër Jordanisë me rezultat 4:2.
Gjatë pjesës së parë u shënuan dy gola,ku së pari ishin mysafirët që kaluan në epërsi nëpërmjet Nizar Al Rashdan në minutën e 27-të për 1:0,por Shqipëria barazoi në fund të pjesës së parë falë autogolit të shënuar nga Mo Abualnadi për 1;1 që ishte edhe rezultati i 45 minutëshit të parë.
Në pjesën e dytë kuqezinjët dominimuan gjatë gjithë kohës,ku së pari Armando Broja kaloi Shqipërinë në minutën e 61-të në 2:1, e më pas në të 75-tën Arbër Hoxha shënoi një supergol për 3:1.
Në minutën e 79-të Nedim Bajrami realizoi për 4:1,kurse Al Olwan realizoi për 4:2,por në fund Shqipëria ishte ajo që iu gëzua fitores që vie 3 ditë pas fitores së madhe kundër Serbisë të shtunën e kaluar.