Sara Gjordeni shpjegon të vërtetën pas largimit nga rrjetet sociale: Nuk ka lidhje me Bardhin!
Pas postimit të saj të fundit ku njoftonte një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale, ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, u përball me shumë spekulime. Disa media dhe ndjekës aluduan se kjo pauzë kishte lidhje me marrëdhënien e saj me partnerin, Bardhin, por Sara e hodhi poshtë çdo dyshim.
Ajo publikoi një foto të ngrohtë familjare dhe u shpreh: “Story-ja ime e fundit nuk lidhej me ndarje. Për mua familja është gjëja më e shenjtë dhe nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje apo famë të rreme.”
Sara tregoi se arsyeja reale për pushimin lidhet me shëndetin e saj mendor, ngarkesën e madhe të punës, mendimet e tepërta dhe periudhën e vështirë post-partum që po kalon.
Në fund, ajo dërgoi një mesazh fuqizues për të gjithë, sfidat pas lindjes janë të vështira, por gjithçka kalon nëse i jep vetes forcë sepse vullneti nuk mund të mposhtet!