Pas disa vitesh mungesë, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku është rikthyer aty ku nisi gjithçka në skenën e “Portokallisë”, në Top Channel. Lajmi është pritur me shumë entuziazëm nga publiku, që e ka kujtuar gjithmonë për personazhet e tij të paharrueshme, sidomos atë të Gjinit.
Pas largimit nga emisioni për t’u fokusuar në projekte të tjera artistike dhe në pjesëmarrjen në “Ferma VIP”, Kallaku duket se është gati t’i rikthehet humorit që e bëri të dashur për publikun shqiptar.
Vetë aktori ka ndarë lajmin në profilin e tij në Instagram, duke publikuar dy InstaStory. Në njërin prej tyre, ai shfaqet pranë stafit të “Portokallisë” me mbishkrimin: “Këtë javë në Portokalli me personazhin e Gjinit. @portokallitch”, ndërsa në tjetrin ka shpërndarë postimin zyrtar të emisionit që konfirmon pjesëmarrjen e tij në shfaqjen e radhës.
Rikthimi i Bes Kallakut në “Portokalli” shihet si një surprizë e bukur për fansat, të cilët mezi presin ta shohin sërish në rolin që e bëri të famshëm.