Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka nisur sot fushatën zgjedhore në Gjilan, së bashku me Kryesinë dhe Shtabin Zgjedhor të partisë.
Limaj theksoi se kryetari i degës, Ismet Hajdini, së bashku me ekipin e tij do të jetë një alternativë reale për qytetarët, duke adresuar problemet e tyre dhe duke sjellë zhvillim e përmirësim në shërbimet publike dhe infrastrukturë.
Kandidati për kryetar komune nga Nisma Socialdemokrate, Xhemajl Hasani, ka kritikuar ashpër menaxhimin e deritanishëm të komunës së Podujevës për gjendjen e keqe të infrastrukturës rrugore, veçanërisht në lagjen Makoll të fshatit Herticë.
Hasani ka premtuar se, në rast të zgjedhjes së tij si kryetar, përmirësimi i këtyre rrugëve do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së tij.
Kurse, Shefki Salihu, kandidati për Obiliqin ka prezantuar projektin e ndërtimit të një Qendre Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara, e cila do të ofronte shërbime psikologjike, logopedi, fizioterapi për mbi 300 qytetarë, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.
Xhevahire Izmaku, e cila aspiron të bëhet kryetarja e parë grua në këtë komunë, ka prezantuar kandidati në listën e Nismës, Arbënor Mustafa I cili ka fokus zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve lokale për krijimin e vendeve të reja të punës.
Në Prizren, kandidatja e NISMËS, Albulena Balaj Halimaj në ditën e 23-të fushatës, premtoi komuna do të financojë idetë inovative në fushat e teknologjisë, artit, kulturës dhe turizmit, duke nxitur kreativitetin dhe zhvillimin lokal.