Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, në ditën e 20 të fushatës ka prezantuar punët e realizuara në rrugën “Jim Xhema”.
Rama ka adresuar gjithashtu edhe kritika ndaj kundërkandidatit nga radhët e Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku.
Në Gjilan, kandidati Arbër Ismajli gjatë vizitës në një biznes privat në Livoç të Ulët u zotua për mbështetje më të madhe të bizneseve lokale dhe zhvillim të ekonomisë së qytetit.
Në Istog, kryetari aktual Ilir Ferati, i cili garon për një mandat të ri, premtoi vazhdimin e skemës së bursave për çdo maturant, duke ofruar 650 euro për studimet e tyre.
Në Mitrovicë, kandidati Gëzim Plakolli u takua me sportistë të klubeve të judos dhe karatesë “Trepça”, duke premtuar mbështetje institucionale për sportin dhe rininë.
Në Rahovec, kandidati Burim Krasniqi prezantoi projektin e transportit publik “TUR”, në të cilën cili do të mundësojë lidhjen e fshatrave me qytetin përmes autobusëve elektrikë. Projekti I cili parashehit transport falas për nxënësit dhe pensionistët.
Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj paraqiti vizionin e tij për kthimin e lagjeve Nënkalaja dhe Kurilla në atraksione turistike.
Në Suharekë, kandidati Ardian Shala premtoi mbështetje për institucionet kulturore, festivalet dhe përfshirjen e të rinjve në art e krijimtari.
Në Vushtrri, kandidati Xhafer Tahiri vizitoi lagjen “Pandeli Sotiri”, kritikoi keqqeverisjen e deritashme. Ai premtoi premtoi investime në ndriçim publik, mbështetje për bizneset dhe projekte për rigjallërimin e qytetit.