Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismajli, ka prezantuar projektin për lagjen Arbëria.
Ai premton gjithashtu përmirësimin e infrastrukturës në qytet me 1,000 rrugë të ndriçuara dhe 450 km trotuare të reja.
Petrit Hajdari kandidat për kryetar në Drenasi tha se është i përkushtuar për zhvillimin e lagjes Komoran, duke theksuar nevojën për ndryshim dhe zhvillim në këtë zonë që sipas tij është lënë pas dore.
Rrahim Tërnava, kandidati për Fushë Kosovën, premton përmirësimin e banesave përmes izolimit termik dhe rregullimin e ngrohtores së qytetit, si dhe trefishimin e buxhetit për bujqësinë.
Në Mitrovicë, Arian Tahiri mbështet fuqishëm bizneset lokale, duke i cilësuar si shtyllë të zhvillimit ekonomik të qytetit dhe premton përkrahje të vazhdueshme
Në Lipjan, kandidati Shukri Buja gjatë vizitës në Janjevë u premtoi banorëve për zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë të pijshëm në të gjitha vendbanimet, jo vetëm për Janjevën.
Kandidati Edon Cana në Rahovec synon rigjallërimin e qendrës historike dhe kulturore të qytetit me një projekt afatgjatë për ta kthyer këtë zonë në një hapësirë aktive dhe ikonike.
Në Prizren, Shaqir Totaj premton rritjen e bursave për studentët, duke përmendur rastin konkret të një studenteje përfituesi dhe duke garantuar përmirësimin e mbështetjes financiare në vitet e ardhshme.
Në Ferizaj, Agim Aliu premtoi mbështet fuqimisht zhvillimin e sportit, duke promovuar nismën për ringritjen e basketbollit lokal me klubin “Ferizaj Wolves” dhe duke ofruar përkrahje për sportistët dhe iniciativat sportive.