spot_imgspot_img
spot_img

Dita e 19-të e fushatës, premtimet kyçe të kandidatëve të PDK-së në komuna

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, premton një qytet funksional me theks në infrastrukturë, ndriçim publik, legalizim të pronave dhe transport të përmirësuar, veçanërisht në lagjen Kolovica.

Në Gjilan, kandidati Riad Rashiti ka vendosur shëndetësinë primare në qendër të programit të tij, duke premtuar investime prej 4.7 milionë eurosh.

Rrahim Tërnava në Fushë Kosovë ka premtuar transformimin urban përmes ndërtimit të sheshit përgjatë rrugës “Nëna Terezë”, përmirësime në infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim, si dhe digjitalizim të shërbimeve komunale.

Përparim Ramusa në Shtime ka vendosur zhvillimin ekonomik si prioritet, duke premtuar mbështetje për bizneset lokale dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Ferit Idrizi në Vushtrri premton vazhdimin e investimeve edukative në bashkëpunim me sektorin privat për aftësimin profesional të nxënësve.

Arian Tahiri në Mitrovicë është fokusuar në përkujdesjen për të moshuarit, duke premtuar ndërtimin e një shtëpie të dinjitetshme për ta dhe aktivitete sociale për këtë kategori.

Në Pejë, Arta Vokshi – Nallbani ka vënë theksin në ekonominë lokale, duke dëgjuar bizneset dhe qytetarët me qëllim ndërtimin e një Peje më të drejtë dhe më të fortë.

Shaqir Totaj në Prizren, që synon mandatin e dytë, ka përqendruar fushatën në shëndetësi, me investime të reja në QKMF.

Totaj bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ka zhvilluar takim edhe me studentët e Prizrenit ku është zotuar për bashkëpunim të ngushtë me të rinjtë dhe i ka inkurajuar ata të angazhohen aktivisht në ndërtimin e së ardhmes së qytetit.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA