Në vizitë shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Vushtrri i shkoi kandidatja e vetme grua për postin e kryetares, Xhevahire Izmaku nga Nisma Socilademokrate.
Izmaku u zotua për përkrahje të kësaj shoqate në nderim të punës dhe sakrificës së mësuesve që i dhanë dritë këtij vendi.
Izmaku më pas vazhdoi agjendën në takim me stafin e Kryqit te Kuq në këtë qytet. Si kandidate për kryetare ajo premtoi mbështetje.
Kandidatja e Nismës më pas mirëpriti anëtarët e Kryesisë Qendrore të Nismës Endrit Shala, Mevludin Krasniqi dhe Albert Maxhuni.
Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre janë motivim i madh për rrugëtimin tonë drejt një Vushtrrie më të zhvilluar e më të drejtë, deklaroi Izmaku.
Qendër të Digjitalizimit, “Obiliq HUB” premtoi kandidati i Nismës për komunën e Obiliqit, Shefki Salihu.
Sipas Salihut, kjo qendër është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të komunës.
Kandidati Salihu u zotua se në këtë qendër, të rinjtë do të kenë mundësi të përgatiten në fusha si freelance, marketing digjital, programim, inteligjencë artificiale, dropshipping, Multimedia, bazat e të dhënave dhe sektorë të tjerë inovativë të ekonomisë digjitale.
Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, njëherësh kandidat edhe për një mandat tjetër në ditën e 18 të fushatës bëri homazhe në nderim të mjekut dëshmor, Shpëtim Robaj në 27 vjetorin e rënies së tij.
Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë!


                                    
    




