Xhandarmëria kombëtare franceze është dislokuar në Kosovë si pjesë e një njësie rezervë të EULEX-it.
Sipas Ambasadës së Francës, ky dislokim synon të mbështesë stabilitetin, veçanërisht në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.
Në njoftimin zyrtar, ambasada thekson se xhandarmëria është krenare që po jep kontributin e saj, së bashku me partnerët evropianë, në forcimin e sigurisë në vend për të gjitha komunitetet.
Forcat franceze do t’i shërbejnë misionit të EULEX-it si njësi mbështetëse, e gatshme të intervenojë sipas nevojës.