Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për Prishtinën Uran Ismaili ka takuar disa qytetarë e biznese në Lagjen e Muhaxhereve. Derisa u zotua për mbështetje, tha se Prishtinës i duhet ndryshim.
Po ashtu në ditën e 12-të të fushatës zgjedhore, pas takimit me disa vajza e gra, Ismaili premtoi se 50 % e kabinetit të tij qeverisës do të jenë gra.
Takime elektorale ka zhvilluar edhe kandidati për Drenasin, Petrit Hajdari. Të mërkurën ai vizitoi shtëpinë e Lec Gradicës, mjekut të luftës. Ai vlerësoi lartë kontributin e tij.
Ndërsa nga takimet në Tërdevec, Hajdari tha se me qeverisjen e PDK-së, edhe ky fshat si krejt Drenasi, do të jetë krenar me shërbimet që merr.
1 mijë euro bursë si dhe kurse falas për disa fusha për studentët e rinj ka premtuar kandidati për Gjilanin Riad Rashiti. Sipas tij me programin “Rinia në Punë”, komuna do të subvencionojë krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë që punësohen për herë të parë.
Një biznes të Istogut e ka vizituar kandidati Ali Nimanaj. Ai tha se me qeverisjen e tij do të ndihmohen bizneset pasi siç tha “aty ku biznesi fuqizohet, edhe Istogu fiton!”
Kandidati për Mitrovicën e Jugut, Arian Tahiri të mërkurën vizitoi Klubin e futbollit Trepça ’89. Sipas Tahirit klubet sportive meritojnë përkrahje.
Tahiri gjatë ditës zhvilloi takime edhe me qytetarë në lagje të ndryshme të qytetit, duke thënë se Komuna do të ketë shërbime më të mira, nëse PDK-ja i fiton zgjedhjet.
E në vizitë një fermeri të Lipjanit i shkoi kandidati Shukri Buja. Ai premtoi mbështetje për bujqësinë duke thënë se do të jetë pikë e fortë e komunës.
Votë për një mandat tjetër në krye të Ferizajt po kërkon edhe Agim Aliu.
Ndërsa bashkpartiaku në Vushtrri përuroi çerdhen në Stanoc të Epërm duke premtuar se arsimit do t’i jap prioritet edhe në katër vjetet e ardhshme.
Rëndësi të veçantë e përkrahje do të kenë gratë e vajzat e Kacanikut, thotë kandidati i PDK-së, Sabedin Vishi. Në takim me to, ai thotë se programi i qeverisjes së tij ka pika të forta për ndryshim dhe arritje.
Ndërsa mbështetje për veteranët e UÇK-së, ka premtuar kandidati për Fushë-Kosovë Rrahim Tërnava.
Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.