Në ditën e 12-të, prizrenaseve iu premtua mësimi gjithë ditor për fëmijët e tyre, nga kandidatja për kryetare të Prizrenit Albulena Balaj Halimaj.
Përmes këtij premtimi Halmiaj, tha se po synon shkolla cilësore për fëmijët.
Në anën tjetër, Bashkpartiaku i saj, që po garon edhe për një mandat tjetër për të qeverisur me Malishevën, votën ua kërkoi banorëve të fshatrave Balinca e LLazica. Për çka tha se mori mesazhe të qarta nga ta se do të fitojnë më 12 tetor.
Xhevahire Izmaku, gruaja e vetme që kandidon për kryetare në komunën e Vushtrrisë, nga radhët e Nismës, është takuar me familjarë të kandidatëve për asamble komunale.
Ajo kërkoi mbështetje nga ta, në zgjedhjet e 12 tetorit.
Në Gjilan ani pse nuk kanë kandidat për të udhëhequr me komunën, të martën në mbrëmjë mbështetje për kandidatët për asamble, shkoi për të kërkuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Para gjilanasve, u prezantua edhe ekipi garues për ulëset në kuvendin komunal, për të cilët u tha se janë të ndershëm e të vendosur, të bashkuar për ta kthyer zërin e qytetit në institucionet komunale.
Bartësi i listës në këtë komunë, Ismet Hajdini, premtoi se lista e tyre do të jetë zëri i cdo lagjeje e familjeje që kërkon përfaqësim dinjitoz dhe vendimmarrje të drejtë.
Për më shumë detaje klikoni videon më poshtë.