Me qytetarët e fshatit Krushicë të Poshtme në Suharekë , u takua kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.
Në këtë takim rëndësi të veçantë iu kushtua përfaqësimit të gruas në institucionet lokale.
Muharremaj vlerësoi se gratë në Suharekë kanë sjell kujdes, humanitet dhe vizion të qartë.
Kurse kandidati për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini të mërkurën mbajti takim me pronarët dhe menaxherët e bizneseve.
Gjini u zotua se në katër vitet e ardhshme do të ketë investime të reja dhe mbështetje për te gjitha bizneset.
Krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për bizneset që janë model për Gjilanin dhe Kosovën është prioritet edhe i kandidatit për të udhëhequr Gjilanin, Nazim Gagicës.
Zenun Elezaj pretendent edhe për një mandat 4 vjeçar në krye të Klinës, në ditën e 12 të fushatës zgjodhi të publikojë pamjet nga kanalet e ujitjes në fshatrat Stupë, Budisalc, Krushevë e Madhe dhe Rudicë.
Sipas Elezajt me këtë projekt të realizuar gjatë qeverisjes së tij është lehtësuar puna e fermerëve dhe është rritur mundësia e prodhimeve cilësore vendore.
Themelimin e një Barnatoreje për Pensionistët me barnat eseciale falas dhe subvencionim prej 50% për barnat e tjera premtoi kandidati për Prizrenin, Besnik Krasniqi në një takim me pensionistët e qyteti.
Takime me qytetarët mbajti edhe kandidati për të parin e Vushtrrisë, Mesut Ademi.
Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.