Funksionalizimi i spitalit të Shtërpcës është një nga shtyllat kryesore të programit të kandidatit për kryetar të komunës, Shpejtim Arifi nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Një spital që është ndërtuar prej dekadash nuk është funksionalizuar asnjëherë. Ai është demoluar i tëri. Do të funksionalizohet ky spital përmes rehabilitimit dhe sistemimit të stafit mjekësor, në mënyrë që qytetarët të marrin shërbime mjekësore 24 orë në ditë,” deklaroi kandidati Arifi.
Përveç sektorit të shëndetësisë, ai premton edhe furnizim me ujë të pijshëm në çdo lagje dhe fshat të komunës së Shtërpcës.
Në fushën e arsimit të hershëm, kandidati ka paralajmëruar ndërtimin e dy çerdheve publike.
“Kemi paraparë ndërtimin e dy çerdheve publike: njëra në fshatin Brod dhe tjetra në fshatin Firaj, pasi nuk kemi asnjë çerdhe publike funksionale në ato pjesë,” u shpreh Arifi.
Për më shumë detaje, klikoni videon më poshtë.