spot_imgspot_img
spot_img

Në ditën e njëmbëdhjetë, kandidatët e LDK-së me fokus në energji, infrastrukturë dhe kulturë

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Rama, i cili kandidon edhe për një mandat të dytë, njoftoi për rikthimin e Galerisë së Qytetit si hapësirë kulturore, ku do të organizohen ekspozita dhe aktivitete artistike që do të rigjallërojnë jetën kulturore të kryeqytetit.

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, premton mbështetje të fuqishme për bizneset lokale.

Kandidati për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, premtoi promovimin e produkteve vendore përmes iniciativës “Made in Istog”.

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli, ka prezantuar disa projekte si ndërtimin e sallës së sportit, përpunimin e ujërave të zeza, mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe mbështetjen për bujqit dhe bizneset lokale.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Gëzim Plakolli, premton mbështetje për bizneset dhe krijimin e kushteve të favorshme për investime, me fokus në punësimin e të rinjve dhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka premtuar se do të ofrojë subvencione për fëmijët e porsalindur dhe transport të subvencionuar për nxënësit e shkollave të mesme, duke ndihmuar familjet në aspektin ekonomik.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, premtoi themelimin e një ndërmarrjeje komunale që do të kujdeset për mirëmbajtjen dhe sigurinë e hapësirave të gjelbra.

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Visar Azemi, premton një qeverisje që vendos qytetarin në qendër dhe punon për një Ferizaj të jetueshëm.

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, thekson mbështetjen për sportin lokal, me subvencione për klubet dhe sportistët, duke u zotuar se nuk do të lejojë shuarjen e klubeve ikonike të qytetit.

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, që kërkon mandat të ri, thekson sukseset e deritanishme në zhvillimin e turizmit malor, ku projekti për lehtësimin e qasjes në bjeshkë po tërheq vizitorë nga gjithë Kosova dhe më gjerë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA