spot_imgspot_img
spot_img

Kandidatët e LDK-së zotohen për investime, digjitalizim dhe zhvillim të qëndrueshëm

Në Prishtinë, kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së, Përparim Rama prezantoi projektet e realizuara në lagjen Bregu i Diellit. Ndër të arriturat, veçoi edhe orkestrën e kryeqytetit, si dëshmi që kultura është bërë pjesë e përditshmërisë në Prishtinë.

Në Fushë Kosovë, kandidati Besnik Osmani i cili mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Gjelbër, nënvizoi përfitimet e komunës nga instalimi i paneleve solare në gjashtë shkolla dhe u zotua për fuqizimin e agjendës së gjelbër.

Ndërsa në Vushtrri, Xhafer Tahiri premtoi subvencionim të kredive për blerjen e banesave për 100 çifte të reja çdo vit, si nxitje për zhvillimin ekonomik të komunës.

Arbër Ismajli, kandidat për kryetar të Gjilanit, tha se bizneset vendore janë shtylla e zhvillimit ekonomik dhe premtoi mbështetje të fuqishme për prodhuesit lokal.

Në Kamenicë, kandidati Shaip Surdulli u bëri thirrje qytetarëve dhe diasporës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Në Lipjan, kryetari aktual Imri Ahmeti premtoi përkrahje për studentët, duke përfshirë bursa dhe praktikë për të sapodiplomuarit me pagesë.

Ndërsa në Pejë, Gazmend Muhaxhiri kërkoi mbështetje për mandatin e katërt, duke theksuar investimet infrastrukturore dhe besimin e qytetarëve në qeverisjen e tij.

Në Prizren, kandidati Driton Selmanaj prezantoi planin për digjitalizimin e shërbimeve publike dhe krijimin e ndërmarrjes “Prizren Parking”.

Në Viti, Sokol Haliti u takua me Forumin e Gruas së LDK-së, duke vlerësuar rolin e grave në fitoren e radhës.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA