Në Prishtinë, kandidatja për kryetare të komunës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Besa Shahini, së bashku me kandidaten për Asamble, Laura Berisha, vizituan Asociacionin Nacional për Autizëm në Kosovë.
Shahini tha se Komuna e Prishtinës duhet të ofrojë hapësira fizike dhe mbështetje financiare të rregullt për organizata të tilla, duke theksuar se puna e ANAK-ut është jetike për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.
Ndërsa në Deçan, kandidatja për kryetare, Natyra Kuçi, prezantoi planin e saj për një Deçan më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Në programin e saj përfshihet: ujë i pijshëm për të gjithë banorët, rrjet kanalizimi, treg publik, shtëpi për pensionistë, festival i hiking-ut, pushimore verore për fëmijët, energji solare për blegtorët, mbështetje për nanat dhe bujtinat, si dhe pesë çerdhe të reja në komunë.
Kuçi premtoi gjithashtu transport falas për nxënësit, bursa të plota për studentët, trajnime për mësuesit dhe kontrolle shëndetësore për fëmijët nga çerdhja deri në fund të shkollës fillore.