Turneu i Superkupës së Kosovës në hendboll i lë vend garës kampionale.
Në fundjavë fillon gara në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve dhe atë të femrave.
Ndeshjet e para janë të shtunën ku pritet garë interesante, ndonëse disa skuadra po përballen me sfida të ndryshme.
Shumica e klubeve kanë nisur me kohë përgatitjet për edicionin e ri garues dhe të gatshme e presin fillimin e kampionatit.
Superkupa u zhvillua të shtunën në Ferizaj. Te hendbollistet, Istogu fitoi ndaj Ferizajt, ndërsa te hendbollistët Rahoveci e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Kastriotit, që u zhvillua në praninë e afro 2500 shikuesve.
Shtatë prej skuadrave pos sfidave kampionale i kanë edhe ato evropiane, përkatësisht të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Por, momentalisht i gjithë fokusi është te fillimi i mbarë i kampionatit dhe gara kryesore, ajo për titull të kampionit. /ATVLIVE.TV