Numri i shkurorëzimeve në vendin tonë po rritet. Vetëm për shtatë muaj nga janari deri në korrik të këtij viti 953 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.
E numri i shkurorëzimeve është rritur në prill duke shkuar në 140 raste. Ndërkaq në maj janë 113 çifte të cilët janë ndarë.
E numri i shkurorëzimeve është rritur sërish në qershor duke u shenuar 135 raste. Ndërkaq korriku shënon rritje prej 31 përqind krahasuar me muajin qershor, duke shkuar në 177 numri i rasteve të shkurorëzimeve.
“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë, për muajin Korrik janë 177 raste, krahasuar me muajin qershor kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (31 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Nga të dhënat e ASK-së për muajin korrik, me numrin më të madh të shkurorëzimeve prin Prizreni me 22 raste, pasuar nga Ferizaji me 16 raste, Peja e Gjilani me 14 raste dhe Rahoveci dhe Gjakova me nga 13 raste.