Mbrëmja e sotme shënon nisjen e sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, me formatin e ri që do të zhvillohet për herë të dytë. Raundi i parë do të zgjasë tre ditë – nga e marta deri të enjten – dhe çdo ditë do të luhen nga gjashtë ndeshje.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 36 skuadra, secila prej të cilave do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm në një sistem ligë. Pas përfundimit të kësaj faze:
– 8 ekipet më të mira kalojnë direkt në 1/8 e finales.
– Skuadrat nga vendi i 9-të deri në të 24-tin do të luajnë ndeshje ‘play-off’ me sistem vajtje-ardhje për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
– Kështu, në total do të jenë 16 ekipe që do të përballen në fazën eliminatore.
Ndeshjet kryesore të raundit të parë:
🔹 E martë
Real Madrid vs Marseille
Juventus vs Borussia Dortmund
Athletic Bilbao vs Arsenal
🔹 E mërkurë
Ajax vs Inter
Bayern Munich vs Chelsea
Liverpool vs Atletico Madrid
PSG vs Atalanta
🔹 E enjte
Manchester City vs Napoli
Newcastle vs Barcelona
Investim rekord në Ligën e re
Me një buxhet prej 2.5 miliardë eurosh, ky është një nga edicionet më të financuar në histori. Vetëm për pjesëmarrje, çdo klub ka përfituar 18.6 milionë euro, që në total përbën 670 milionë euro, ose rreth 27.5% të buxhetit të përgjithshëm. /ATVLIVE.TV







