Sipas gazetës “Marca” Komiteti Spanjoll i Arbitrimit ka pranuar se është bërë një gabim para përjashtimit të mbrojtësit Dean Huijsen në ndeshjen mes Real Madridit dhe Real Sociedadit, të cilën madrilenët e fituan me rezultat 2-1.
Sipas raportit, zyrtari i VAR-it, Figueroa Vázquez, ka gabuar duke mos e njoftuar gjyqtarin kryesor, Gil Manzano, që të shqyrtonte aksionin në monitor përpara marrjes së vendimit.
Besimi është se, nëse Manzano do të kishte pasur mundësinë ta shihte situatën nga afër, ai mund të mos e kishte ndëshkuar Huijsen me karton të kuq, por vetëm me të verdhë.
Si pasojë e këtij gabimi, Figueroa Vázquez pritet të pezullohet për disa javë, megjithëse ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse kartoni i kuq i mbrojtësit të Real Madridit do të anulohet në ditët në vijim.
Real Madridi siguroi fitoren në fushën e Real Sociedadit falë golave të Kylian Mbappé dhe Arda Güler.