Deputeti i VV-së, Dimal Basha, në një intervistë në emisionin DIREKT në ATV, akuzoi LDK-në se kjo e fundit nuk ka qëndrim të vetin, por sipas tij, pret çfarë thotë ambasada amerikane.
“Del LDK-ja thotë “shumë, shumë keq, çka është duke ndodhur. Strukturat kriminale i dënojmë, amo lëreni kështu si është”. Nuk bën ta lëmë kështu siç është. Është marre që ekziston si parti politike ku e pret çka po folë ambasada për me dalë me dhanë qëndrim, se s’është as mish as peshk, nuk kanë qëndrim për kurgjo hiq. Për LDK-në jam tu fole”, tha Basha.
Ai tha se SHBA-të matin raportin mbi vlerat që i kemi, jo mbi atë se duhet ta dëgjojmë në çdo gjë.
“Nuk lodhen ata prej neve sepse ne jemi tu e menaxhu Kosovën. Populli duhet të mësohet me u sillë si shtet, shtet jena na, kryeministër është Albin Kurti. Amerika është shumë e dashur te shqiptarët, shumë i duam amerikanët edhe ata na duan neve. Ata e matin raportin tonë në vlerat që i ke, si në secilin send që të thotë me e dëgju. Sikur që thonin e kemi dëgju Amerikën në 2015-të, doli marrëveshja anti-kushtetuese”, tha Basha. /atvlive.tv
Emisionin e plotë e gjeni në videon më poshtë: