Më shumë se dy milionë persona janë evakuuar në Pakistan pas përmbytjeve të mëdha që kanë goditur vendin.
Sipas të dhënave të publikuara sot në mëngjes, që nga fundi i qershorit, mbi 900 persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve.
Pjesa lindore e Pakistanit është më e goditura, ku vetëm aty janë evakuuar dy milionë banorë. Ndërkohë, 150 mijë të tjerë janë zhvendosur nga një rajon tjetër i përmbytur, dhe autoritetet paralajmërojnë se ky numër mund të rritet.
Shkak për përmbytjet janë shirat e dendur si pasojë e ndryshimeve klimatike, por edhe mungesa e investimeve në mbrojtje. Situata mbetet kritike pasi reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.