Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim me dy figura të shquara të futbollit botëror, Luís Figo dhe Aljoša Asanović.
Takimi u mbajt në Tiranë, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ku të dy legjendat ishin të pranishme në cilësinë e ambasadorëve të këtij institucioni.
“Takime të tilla miqësore me legjendat e futbollit janë gjithmonë një rikujtim i gjurmëve të pashlyeshme që ata kanë lënë në historinë e futbollit,” ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.
Të dy legjendat që sot shërbejnë si ambasadorë të UEFA-s, u pritën me ngrohtësi nga kreu i FFK-së, i cili këtë moment e cilësoi si një ngjarje domethënëse për futbollin kosovar dhe një mundësi për forcimin e lidhjeve me figurat ndërkombëtare të sportit. /ATVLIVE.TV