spot_imgspot_img
spot_img

Finlanda shkruan historinë – Gjermania mposht Slloveninë dhe kalojnë në gjysmëfinale të Eurobasket

Finlanda ka hyrë në histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinalet e Eurobasket, pas një fitoreje të jashtëzakonshme ndaj Gjeorgjisë në qytetin Riga.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Lassi Tuovi dominoi që në minutat e para, duke ndërtuar një epërsi të qartë me 57 pikë të shënuara në pjesën e parë dhe një diferencë prej 20 pikësh në rezultat.
Ylli i NBA-së, Lauri Markkanen kontribuoi me 17 pikë, ndërsa Mikael Jantunen ishte ndër më të mirët në parket me 19 pikë. Sasu Salin ndezi atmosferën me saktësinë e tij nga distanca, duke realizuar disa treshe vendimtare.

Një kontribut të rëndësishëm dha edhe shqiptari Edon Maxhuni, i cili përfundoi ndeshjen me 15 pikë dhe 4 asistime. Ai u shqua sidomos në momentet kyçe të sfidës, duke qenë një nga shtyllat e suksesit finlandez.

Në anën tjetër edhe Gjermania ka siguruar një vend në gjysmëfinale pas një fitoreje të madhe ndaj Sllovenisë, me rezultatin përfundimtar 99:91.

Sllovenia e nisi më mirë sfidën, duke fituar çerekun e parë me rezultatin 32:21. Loja u karakterizua nga ritmi i lartë dhe një sërë aksionesh të shpejta, ndërsa në fund të pjesës së parë sllovenët realizuan një seri prej 11 pikësh që u dha epërsi të rëndësishme për të hyrë në pushim.

Megjithatë, në pjesën e dytë skenën e mori Gjermania. Të udhëhequr nga dyshja Franz Wagner dhe Dennis Schröder, gjermanët rritën ndjeshëm intensitetin, kontrolluan ritmin dhe përmbysën rezultatin në favorin e tyre.

Gjermania tregoi përqendrim dhe vendosmëri në momentet vendimtare të ndeshjes, duke i ndalur yjet sllovenë si Luka Dončić dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund.

Me këtë fitore, Gjermania i bashkohet Finlandës në fazën gjysmëfinale, ku të dyja skuadrat do të përballen për një vend në finalen e madhe të turneut. Dueli premton spektakël, me yje si Schröder, Wagner dhe Markkanen në qendër të vëmendjes.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet të premten nga ora 16:00. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA