spot_imgspot_img
spot_img

Ngjarje historike për futbollin shqiptar: Tirana pret Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Nga sot deri të premten, Federata Shqiptare e Futbollit ka nderin të presë në Tiranë drejtuesit më të lartë të federatave europiane, përfshirë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Čeferin.

Presidenti i UEFA-s ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku është pritur nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sipas agjendës zyrtare, të enjten në orën 09:00, në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë do të organizohet një festival futbolli për fëmijë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”. Në ceremoninë hapëse do të marrin pjesë edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ndërkohë, mbledhja e Komitetit Ekzekutiv do të fokusohet në disa pika kyçe, përfshirë: përcaktimin e vendeve pritëse për finalet e UEFA Champions League 2027, UEFA Women’s Champions League 2027, UEFA Futsal Champions League 2026, UEFA Futsal Under-19 EURO 2027 dhe UEFA Women’s Futsal EURO 2027.

Në rendin e ditës janë gjithashtu dhe tre çështje të tjera të rëndësishme: shpërblimet për finalet e UEFA Women’s Nations League 2025, miratimi i rregulloreve të Kampionatit Europian të Futsalit për vajza, si dhe rregulloret për fazën kualifikuese europiane të FIFA Futsal World Cup 2028. /ATVLIVE.TV

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA