Skuadra e Ligës së Parë në Kosovë, Dinamo Ferizaj, ka larguar nga stoli trajnerët Burim Qerkini dhe Fatos Ademi.
Arsyeja e këtij largimi nuk është bërë publike, por dyshja është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme.
“Me marrëveshje të dyanshme, kryetrajneri Burim Qerkini dhe trajneri kondicional Fatos Ademi janë ndarë nga klubi ynë. I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Dinamo Ferizaj ka grumbulluar 9 pikë në pesë ndeshjet e para të sezonit në Ligën e Parë. /ATVLIVE.TV